Kërcënoi me jetë biznesmenin që të tërhiqej nga tenderi, lihet në burg Louis Konomi, u arrestua bashkë me Ramazan Rrajën

Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Louis Konomi(Elton Lozhi), i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme së bashku me Ramazan Rrajën tek ura e Gjolës.

Ai ishte në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Konomi është një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Erald Myftarajn dhe familjarët e tij për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës.

Ai dhe Edmir Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender, Eral Myftaraj.

Ndërsa më herët gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” per Edmir Bocin dhe Algert Cani, si dhe “arrest shtepie” për Shaqir Alcanin.

Latest articles

Related articles