Sapo ishte kthyer nga Dubai, si e futi policia në “kurth” Ramazan Rrajën

Policia ka arrestuar pasditen e sotme Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj është arrestuar nga policia.

Ai është arrestuar pranë Urës së Gjolës, në krahun e majtë të rrugës nacionale Vorë – Fushë-Krujë, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Dyshohet se Ramazan Rraja ka qenë duke pritur një person që do e takonte.

Mësohet se, Ramazan Rraja sapo ishte kthyer nga Dubai. SPAK ka mundur të sigurojë informacione se ai ka mbërritur në Shqipëri, e ka mbajtur nën vëzhgim dhe më pas është vënë në pranga.

Lidhur me atentatin ndaj prokurorit, janë arrestuar edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Ndërkohë Plarent Dervishaj, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi, janë ende të shpallur në kërkim si organizatorë të atentatit.

Latest articles

Related articles