Përmes një procedure të hapur Bashkia Tiranë ka vendosur që menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sheshit Skendërbej, t’ia besojë një kompanie private, e cila do të përzgjidhet përmes një gare me fond limit 119 milionë lekë. Sipas anëtarit të Këshillit Bashkiak, Fabian Topollaj, kjo praktikë është korruptive.