Pse PS zgjodhi një këngë tallava? Ekspertja: Rama di ta lexoj mendjen e shqiptarëve

Zefina Hasani ka komentuar në emisionin “Review” në Euronews Albania nisjen e fushatës elektorale në Shqipëri.

Hasani u ndal tek kënga e zgjedhur nga Partia Socialiste, të cilën e cilësoi si një zgjedhje të qëllimshme nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ajo theksoi se kënga tallava është bërë për të shkuar te masat dhe për të shkaktuar atë zhurmën e rrjeteve sociale që kërkon fushata.

“Kam përshtypjen që Veliaj dhe Rama e kanë përqasur mirë dhe ju shkon kjo fushata e mediave sociale. Të jetë e thjeshtë dhe me atë muzikën që do qarkullonte si link tek të gjithë. Edhe nëse nuk e dinim që u hap fushata e Tiranës, u bë një link që qarkulloi në Instagram dhe Whatsap dhe të gjithë e mësuan. Kjo zhurma që kërkon Instagrami u bë. U nis që me improvizimin e kryeministrit Rama duke e ditur zhurmën që do të bënte muzika tallava.

Rama e ka ditur që do bëhej kjo zhurmë dhe e ka dashur. Di të lexoj mendjen e shqiptarëve. Ai dhe Veliaj e kanë kuptuar që për të bërë zhurmë dhe për të shkuar te  masa, për t’u bërë sa më populist duhet t’u japësh atë që njerëzve u pëlqen”, tha Hasani.

Latest articles

Related articles