Monika Kryemadhi për Këlliçin: Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja…

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi sipas deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka fituar mbështetjen e munguar të zonjave dhe vajzave. Vota këto, që sipas saj, kanë munguar më herët për opozitën. Kryemadhi foli për Syri tv pak para nisjes së fushatës.

“Të bën të qetë kur dëgjon dhe diskuton. Në përgjithësi e kemi pasur mungesën e suportit nga gratë. Por çështja Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe për mua është fitore e madhe për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. Edhe ngjyrat që përdoren tregojnë siguri dhe garanci…mua më jep optimizëm. Unë pres që të rikthehet opozita në institucione. Probabiliteti i marrjes së bashkive kryesore janë më afër se kurrë. Për të mos folur për këshillat bashkiakë që ia lamë në dorë Edi Ramës. Ka entuziazëm dhe racionalitet të saktë,”-tha Kryemadhi.

Latest articles

Related articles