Detektivja Lili: Shqiptarët kapen kollaj për tradhti, sa dalin nga shtëpia…

Detektivja private Shkenda Lili e ftuar në “Më lër të flas” shpjegoi se me kalimin e viteve jo të gjithë personat që tradhtojnë shkojnë në divorc. Sipas saj ky është një problem, pasi çiftet bëjnë kompromise me njëri-tjetrin për të mos arritur deri tek ndarja. Ndër të tjera Lili shtoi se shqiptarët zbulohen shumë kollaj kur tradhtojnë, pasi lëvizin lirshëm në përditshmëri.

Raste ka pafund. Me kalimin e viteve po e shoh akoma më shumë është që jo të gjithë shkojnë në divorc për tradhti. Unë e quaj problem, të kapësh partnerin ose partneren duke tradhtuar dhe ata bëjnë një kompromis më pas me njëri-tjetrin dhe jo të gjithë shkojnë në divorc”, tha detektivja.

Shqiptarët kapen kollaj, janë të lirshëm në ditët e sotme. Është shumë e thjeshtë nga unë dhe kolegët e mi t’i kapim. I investigojmë që në momentin që del nga shtëpia”, shtoi më tej ajo.

Latest articles

Related articles