Ndoka analizon vizitën e Escobar: E kishte përgatitur keq, nuk kishte axhendë!

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha në një intervistë se nuk e kupton ardhjen e Gabriel Escobar-it.

Sipas tij i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka ardhur në Shqipëri pa axhendë dhe se takimet që realizoi me politikanët në Shqipëri ishin takime qokash.

Unë nuk e kuptoj se kush ishte qëllimi i kësaj vizite. Kur vjen një zyrtar i lartë duhet të ketë një asxhendë dhe një produkt. Pra duhet të ketë një marrëveshje, një takim që i shërben vendit dhe bashkëpunimit. Po kjo ishte më tepër një qokë.

Erdhi takoi këto personazhet deri të Alibeaj, që u zhvlerësua takimi fare se sa takoi atë u tërhoqën edhe dy kandidatë.

Duke e parë në këtë kontekst, po zhvlerësojnë veten. Këtë e them pa humor. Se vjen një drejtues i lartë që vjen e bën takime qokash dhe përsërit veten. Këto që tha është hera e tretë që i përsërit”,-tha Nard Ndoka.

Latest articles

Related articles