Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ditën e sotme është takuar me liderët e opozitës, Ilir Metën dhe Enkelejd Alibeajn .
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e pranishme në takimin me Escobar, e ftuar në “Newsline” tha se takimit i sotëm ishte vazhdim i mbështetjes ndaj grupit që ka mbajtur qëndrim të qartë ndaj SHBA dhe Perëndimit.
“Me zotin Escobar nuk është hera e parë që unë jam e pranishme. Kjo sot ishte mbështetje ndaj grupit të PD, ndaj grupit që ka mbajtur një qëndrim të qartë ndaj SHBA dhe Perëndimit.
Ajo që u diskutua kanë qenë prioritet, dukeqenëse jemi në fushatë. Rekomandimet e OSBE/ ODIHR, kandidatët të jenë të pastër dhe të kenë integritet. Kjo ka qenë standarde dhe ka qenë tema, është diskutuar edhe për çështje të brendshme të PD.Jemi shprehur qartë, kemi qëndrim konstant ndaj figurave non grata që kanë qene në PD dhe jashtë saj” u shpreh Pampuri.
Oriola Pampuri ka nisur diskutimin me tërheqjen e fundit në radhët e PD të kandidatit për Bashkinë e Mirditës, Besnik Ruçi.
Ajo tha se Ruçi është një njeri i nderuar dhe tërheqja e tij ka ardhur vetëm për arsye personale dhe familjare.
“Zoti Ruçi, është njeri shumë i nderuar. Sikurse ai e ka theksuar ka qenë një arsye personale. Megjithatë ne kemi edhe raste të tjera që janë tërhequr dhe në këta raste, arsye ka qenë mos ndarja e demokratëve”, u shpreh Pampuri.
Në lidhje me faktin se shumë prej kandidatëve po tërhiqen pasi janë zyrtizuar nga PD, Pampuri tha sa kjo ka ardhur për shkak të dëshirës së tyre për të mos përçarë demokratët.
“Nuk dua të komentoj përderisa Ruci thotë arsye familjare. Për rastet e tjera, kur është kërkuar që të ketë një unitet të demokratëve, ata janë tërhequr për të mirë të opozitës.