Roland Bejko: Ka afera të përbashkëta Rama-Berisha-Meta, do t’i nxjerrim

Kandidati i grupit të Enkelejt Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka folur për kundërshtarët e tij, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi, me të cilët do të përballet më 14 maj. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Debat”, Roland Bejko gjatë fushatës do të nxjerrë aferat e përbashkëta Rama-Berisha-Meta.

“Fokusi ynë janë qytetarët, që janë në masën mbi 70% sipas sondazheve, që janë refuzues ndaj oligarkisë politike dhe financiare, e cila është e akuzuar me krimin e organizuar. Sipas agjencive ndërkombëtare, në Tiranë janë pastruar vitet e fundi rreth 1,6 miliardë euro. Kur them oligarkia politike, e kam fjalën për treshen Rama-Berisha-Meta, dy rivalët e mi janë çirakët e tyre. Ata janë aty për të përcjellë edhe shijet estetike të tyre. Këta ditën zihen për parime dhe demokraci e antikorrupsion dhe natën njerëzit e tyre, familjarët e tyre, mblidhen dhe ndajnë ku do të investojnë paratë e fituara nga korrupsioni. Në fushatë, ne do t’i nxjerrim një për një, do të nxjerrim aferat e tyre të përbashkëta,”- tha Bejko.

Keni bërë një program dhe më impresionoi lajtmotivi juaj: përkushtim, ndershmëri dhe aftësi thoni ju që ju diferencon nga kundërshtari. Pse mund të konsideroni ju i tillë në krahasim me Belind Këllicin dhe Erion Veliajn?

Bejko: Të dy kandidatët që ju përmendët janë çirakët e ustallarëve të tyre. Ndërsa Belind Këlliçi ka dy kryetarë partie, që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi është futur nën flamurin e një të majte dhe nëse PD nuk do të ishte futur në garë, do të kishim në skenën e zgjedhjeve vetëm pesë flamuj të partive të majta. Të jeni të bindur që jo që do të ketë një rezultat shumë të mirë, që po e shikoj nga takimet e përditshme që po bëjmë. Jemi më mirë vetëm, se sa po të ishim bashkë. PD jo vetëm që ekziston, por është realisht konkurrente, dhe mbi të gjitha konkurrente do t’i bëjë idetë dhe programi ynë që do t’ua bëjmë publike ditët në vijim.

Latest articles

Related articles