Lita: Veliaj do mbahet mend për prishjen e Teatrit Kombëtar, PS thith me fshesë korrenti lekët sheshit

Gazetari, Lavdrim Lita, i ftuar në “Ora e Betit” thotë se Erion Veliaj për 4 vitet e fundit në drejtimin e bashkisë Tiranë do të mbahet mend vetëm për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Lidhur me ndarjen e parave për fushatë nga KQZ, ai tha se PS nuk i mjaftuan paratë e 10 viteve në pushtet për ti dhënë sërish nga paratë e taksapaguesve.

Lita: Duhet të bënim bilancin 2019-2023, Erion Veliaj ka 8 vite në bashkinë e Tiranës. Do të mbahet mend në katër vitet e fundit për asgjë, përveç prishjes së Teatrit Kombëtar dhe lënies së një gropë aty dhe kullat që i mbjellin në vend të pemëve. Mbjellja e pemëve pas Skënderbeut është një tallje e madhe, se nuk kanë lënë vend tjetër.

Ditët e fundit kemi blerje vote me VKM. Rama ka vendosur ti japë 5 mijë lekë çdo pensionisti para zgjedhjeve. Atë që bënin çunat në lagjet e Shqipërisë duke blerë vota me 5 mijë lekë. Ne nuk po flasim për këtë.

KQZ drejtohet nga ish-ministri i Edi Ramës që për dy muaj e luftoi PD do regjistrohet apo nuk regjistrohet. Duhet hetuar nga SPAK për 6 tendera që ka bërë 2 muajt e fundit. Ka nevojë PS, prej 10 vitesh në pushtet, për lekët e KQZ.

Janë lekët sheshit dhe thithen nga PS me fshesë korrenti, do ti japim prapë lekë nga taksapaguesit ne për të bërë tallavanë me pemë dhe gjëra të tjera?

Latest articles

Related articles