30 minuta fjalim. 2 minuta mbjellje fidanësh & foto. 8 orë party

Bilanci i djeshëm:

– Gazetarët merren me festën, jo me analizën e fjalimit populist të kryeministrit ku nuk kishte asgjë të re për bashkitë, por u premtuan rroga nga qeveria babaxhane. Nuk i ngre dhe i ul shteti rrogat sipas qejfit, por një ekonomi e shëndetshme, dhe kjo kërkon politika ekonomike jo tallava ekranesh.
Kur shteti ngre rrogat në mënyrë të njëanshme, ulet konkurrueshmëria në tregun e punës; rritet informaliteti; dhe sidomos kur shteti ngre rrogat e nëpunësve të tij, të gjithë duan të punojnë “në shtet” dhe janë gati të paguajnë rryshfete, të bëhen patronazhistë, etj.
– Argumenti tjetër i fjalimit ishte se “nuk do bëjmë fushata të mëdha me TV dhe postera”, por mjafton të shohësh hapjen zyrtare të fushatës së kryetarit aktual të bashkisë dhe se si u transmetua ajo 1 orë në një TV kombëtar dhe e kupton të vërtetën.
– Gazetarët dhe mediat nga ana tjetër, nuk merren me kandidatët e bashkive dhe programet e tyre në mbarë vendin, nuk shfaqin pikën e interesit për asnjë, përveç Bashkisë së Tiranës dhe raportimin e bëjnë siç i intereson kësaj të fundit.

Mund të themi vetëm: Paç fatin e kryeministrit Rama që prej vitit 2013 ka pasur përballë vetëm politikanë të konsumuar dhe të akuzuar për korrupsion dhe minim të demokracisë, bashkë me veglat e tyre, të cilët janë oksigjeni i vetëm që i garanton mbajtjen e pushtetit politik edhe përtej 2030-ës.

Nga Jonila Godole

Latest articles

Related articles