Zyrtari i SHBA, Gabriel Escobar fton në takim zyrtarët më të lartë të PD

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që nesër të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Mësohet se Escobar do të vizitojë Tiranën në datat 11-13 Prill. Ndërkohë, bëhet me dije se i dërguari special i Shtetve të Bashkuara të Amerikes do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj më pas edhe me kryministrin Edi Rama.

Gjithashtu, Escobar pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe deputetët Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.

Latest articles

Related articles