“Këta adhuruesit e Ilir Metës nuk të lënë të mbarosh”, ishte kjo fjali e Roland Bejkos e cila ngjalli debat në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Batuta e tij ndaj gazetarit Roland Qafokut, bëri që ky i fundit ti kërkonte që ta tërhiqte mbarpsht akuzën, pasi ishte e gabuar.
Pjesë nga biseda
Roland Bejko: Nëse nuk do nxirrnin kandidatë në Tiranë do mbaronte misioni i Partisë Demokratike, vulën duhet ta çonin te Sali Berisha. Vendosja ime këtu…
Roland Qafoku: Si kurora e Viktor Emanuelit.
Roland Bejko: Doja ta thoja bukur këtë por nuk të lënë këta të Ilir Metës.
Erla Mëhilli: Kush është i Ilir Metës?
Roland Bejko: Qafoku, kam dëgjuar se është adhurues. Nuk është turp të adhurosh Ilir Metën.
Roland Qafoku: Kjo që the është e gabuar dhe duhet ta tërheqësh. unë jam gazetar. ti e thua këtë sepse një njeriu im kandidon atje.
Roland Bejko: Jo, unë nuk e tërheq mbrapsh.