Erion Veliaj hedh 900 mln lekë për asfalt, ia fal tenderin dajës së Ilir Metës

Tenderët e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj janë vetëm për asfalt dhe pemë, në funksion të fushatës elektorale. Por, tani që dita e zgjedhjeve është edhe më afër, Veliaj po kujdeset të blejë njerëzit më afër kundërshtarëve. Këtë herë Lali Eri i ka lidhur kontratë V.M, dajës së kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës At Stath Melani”. Kjo është një rrugë lagjeje, e cila është ekzistente dhe ka nevojë për sistemim e një shtresë asfalt. Por, vetëm për kaq punë, Veliaj planifikon të shpenzojë 900 milionë lekë!

Duke qenë se janë vënë në lojë kaq shumë para për një shtresë asfalt, Veliaj është kujdesur që t’ia bëjë dhuratë biznesmenëve të fuqishëm që të sigurojë financimin për fushatë dhe vota për fitore.

Pra, me sa duket daja e paska braktisur nipin dhe ka kaluar me Lali Erin!
Në dokumentet e tenderit tregohet se kanë paraqitur oferta 14 kompani, por 13 prej tyre janë skualifikuar nga gara që në fazën e parë për justifikime se nuk kanë paraqitur dokumente për eksperienca të ngjashme të mëparshme.

Latest articles

Related articles