A po kërkon Yuri Kim arrestimin e Berishës? Ja çfarë thotë ai vetë!

Sali Berisha ka sulmuar kohët e fundit egër ambasadoren e SHBA në Tiranë, duke e akuzuar se posedon në Shqipëri prona korrupsioni. Këtë të hënë gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale ai e ka ripërsëritur akuzën por ka shtuar se guvernatorja, (Yuri Kim), u ka kërkuar prokurorëve arrestimin e tij. Të njëjtën akuzë ai e ka bërë edhe për bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama.

Berisha deklaroi sot në bashkëbisedimin me qytetarët online, se familja e Ramës po vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.

“Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani.

Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qyetarëve europianë. Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë të shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit. Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve.

Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.

Latest articles

Related articles