Denoncim i ri për Ilirjan Celibashin – Tenderi 195 mln lekë për bexhat e KQZ shkon në…

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka thyer rekordin për numrin e denoncimeve që i janë bërë për tenderët e materialeve të zgjedhjeve të 14 majit. Në janar-shkurt media njoftuan se 7 denoncime u bënë në 1 javë për Celibashin. Pasi po shpenzonte pa kriter në projektet për furnizime për zgjedhjet e ardhshme vendore. Një prej këtyre tenderëve abuzivë ishte edhe ai me vlerë 195 milionë lekë për blerjen e bexhave. Asnjë masë nuk u mor nga KPP!Tani është bërë një tjetër denoncim, nga një tjetër kompani pjesëmarrëse në tender.

Denoncimi i një kompanie palë e interesuar është bërë më 6 prill 2023 ku akuzon KQZ-në se ka hartuar tenderin në shkelje të rregullave ligjore dhe me kritere burokratike që cenojnë konkurrencën e lirë. Ndërkohë vlen të përmendim se Komisioni i Prokurimeve Publike nuk e ka publikuar dokumentin e plotë të ankesës. Këtë taktikë e përdor shpesh kryetari i KPP për të mbajtur nën hije abuzimet e zyrtarëve që drejtojnë institucione të rëndësishme.

Shkeljet
Kujtojmë se në denoncimin e parë citohej se ky tender është hartuar me shpejtësi, pasi është i paqartë, burokratik dhe duket sikur është zhvilluar për një fitues të paracaktuar.

Latest articles

Related articles