4 kandidatë marksistë-leninistë në Tiranë. Premtojnë gjërat falas me lekët e të tjerëve


Nga Indrit Vokshi
4 kandidatë marksistë-leninistë në Tiranë.
Njëri shëndetësi falas. Tjetri arsim falas. Tjetri transport falas. Tjetri është Marko Dajti kryetar i Partisë Komuniste të cilin e kanë nxjerrë jashtë loje sepse ia kanë marrë premtimet që i takonin atij t’i bënte. E kanë lënë pa tekst.
Marksizmi është kulmi i imoralitetit dhe vjedhjes. T’i merr paratë ty, paguan diçka për disa të tjerë dhe, nuk ta di as për nder, u thotë: ketë shërbim e keni falas nga shteti. Jo nga ata që paguajnë taksa. Sepse marrësi i shërbimit (votuesi) nuk duhet tu jetë falenderues atyre që vërtet paguajnë paratë, por pushtetit që ua mori atyre paratë. Mbi 150 mijë biznese punojnë dhe e mbajnë ketë shtet. Dalin disa fytyra dhe premtojnë gjëra falas, premtojnë se do falin paratë e të tjerëve.

Latest articles

Related articles