Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se nuk i ka kompleks oligarkët. I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Veliaj tha se ata e paguajnë taksën e 10-fishuar të ndërtimit.
Ai tha se ju çon faturat duke shtuar se ka dashur të japë mesazhin si i majtë që kush ka më shumë do të paguajë më shumë.
“Oligarkët jo vetëm që si kam kompleks, por Samirit (Samir Mane), Çetit (Shefqet Kastrati), Ram Gecit e të tjerëve iu pres faturë. Pse jeni kaq të frustruar, iu jeni përfituesit kryesor të ndërtimeve. Ju pa ndërtime s’do kishit televizione sot,” – u shpreh Veliaj.