Senatori amerikan takim kokë më kokë me Presidentin Begaj dhe Yuri Kim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se Senatori i Shteteve të Bashkuara Steve Daines, po zhvillon një vizitë një javore në vendin tonë, si pjesë e një turi rajonal.

Bëhet me dije se arsyeja e turit janë tema si stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë.

Ambasada njofton se senatori do zhvillojë takime me ambasadoren Yuri Kim, kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë.

“Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet me Ambasadoren Yuri Kim, Kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë. Senatori Daines do vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin. Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, Komitetin për Çështjet Bankare, Strehimin dhe Çështjet Urbane, Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Latest articles

Related articles