Ku ndryshon aleanca e 2021 me këtë që po ndodh sot mes Berishës dhe Metës?

spot_img

Akuza më e zakonshme që bëjnë votuesit e Foltores është se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka qenë në koalicion me LSI. E vërteta është që PD ka qenë ë koalicion me LSI vtëm në një palë zgjedhjesh të përgjithshme, të vitit 2021, ndërkohë që Basha e ka pasur përballë Metën dhe partinë e tij familjare në zgjedhjet e 2015 dhe të 2017.

Po ku ndryshon aleanca e 2021 me këtë që po ndodh sot mes Berishës dhe Metës?

Së pari, aleanca e 2021 ka qenë një aleancë politike mes partive politike me një angazhim të plotë partia për një qeverisje të përbahskët por asnjëherë nuk ka qenë një dorëzim pa kushte. Ndryshe nga sa pretendon njerëzit e Berishës, lëvizja e tij anti-amerikane ka një shkrirje në Partinë Lirisë duke i dorëzuar çelësat e militantëve të tij sikundër dhe logjikstikën e dikurshme të PD. Kjo është sikur një shtet të dorëzojë gjithë çelësat një force kundërshtare dhe të deklarojë se është njësoj sikur të jetë një aleancë.

Së dyti, ka një moment kur Sali Berisha u shkri tërësisht pas LSI dhe ajo qe periudha 2009-2013 ku çdo degë dhe strukturë e PD sikur u shkri me LSI. Kjo, duket se qe një arsye se përse LSI u kthye nga një forcë politike me 3 deputetë në një forcë politike me 16 të tillë ironikisht do të ishte Edi Rama ai që do të shkrinte dhe një herë LSI duke e çuar në 4 deputetë në fillim të kësaj legjislature.

Së treti, prej vitesh është thurrur një legjendë (që tanimë mbetet realisht e tillë) që LSI është një forcë politike që të sjell në pushtet. Mirëpo kjo nuk është më realisht e vërtetë pasi LSI është një forcë insinjifikative aq sa është e barabartë me partinë e Tom Doshit. Rënia e LSI ka ardhur për shumë faktorë politikë ndërkohë që dekadenca e saj në opinionin publik është më e madhe se sa keqqeverisja e Ramës. Prandaj nuk ia vlen të thellohemi në domosdoshmërinë e kësaj force politike për të rrëzuar Edi Ramën pasi LSI tanimë nuk është më as edhe një forcë politike e majtë progresiste por ka mbetur një forcë politike pa identitet që po përpiqet të mimetizohet tek lëvizja anti-amerikane e Sali Berishës.

Për të tre arsyet e mësipërme duket se demokratët në gjithë Shqipërinë do të preferojnë të mos votojnë listën për këshilla të propozuar nga lëvizja anti-perëndimore Berisha-Metaj.

Latest articles

Related articles