Bejko: Berisha do t’ia trashëgojë Ilir Metës pjesën që ka marrë nga PD-ja

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit.

Ai u ndal te koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha mund të ketë në plan t’i trashëgojë kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pjesën e tij të Partisë Demokratike.

“Kauza ime është largimi nga e shkuara e keqe, Berishizmi dhe të kemi një PD të mirëfilltë. Nuk do jetë kryetari që do vendosë nesër por forumet politike. Të ketë një demokraci funksionale. Në shtetin ligjor vendimet i marrin gjykatat dhe PD është partia… mund të them sot që ‘unë jam Sali Berisha’, por nuk jam. Është një vendim gjykate që thotë se do të drejtohet nga Alibeaj. Pjesa tjetër ehte pa emër, ka qenë pjesë e PD por është ndarë. Berisha e ka futur në koalicionin me partinë komuniste. PD është e vetmja parti demokrate në zgjedhje. Nëse ne nuk do dilnim me kandidatë s’do kishte demokratë, por do kishte vetëm flamuj socialistë. Duhet të çlirohet demokracia shqiptare. Sot unë përfaqësoj ligjin e fortë kundër Berishizmit. Pa partneritet me SHBA-në, Britaninë dhe BE, ta harrojnë që të vijë në pushtet një figurë e vjetër e konsumuar dhe të japë shpresa. Këta janë Berisha dhe Meta. Berisha e sheh Metën si të besuar dhe ndoshta pjesën e PD që ka marrë do ia trashëgojë atij”, tha Bejko.

Latest articles

Related articles