Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin si drejtuesja e re e SHISH. PROFIL

Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj dekretoI emërimin e znj. Vlora Hyseni si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit. Znj. Hyseni, me origjinë nga Mitrovica, ka mbajtur detyra të larta në AKI të Kosovës, si shefe operacionesh klandestine, drejtore për marrëdhëniet me Jashtë, Zv. Drejtore e Përgjithshme.
E ka filluar karrierën si zyrtare operative në Mitrovicë.

Ka studiuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Flet disa gjuhë, përfshirë serbishten.

Është me lidhje familjare me Vjosa Osmanin dhe ka qenë protezhe e Kadri Veselit, duke marrë pjesë edhe në operacionin për dëbimin e 6 gulenistëve në Turqi.

Për dy vite, si këshilltare për sigurinë, ka qenë korriere e porosive të Edi Ramës me SHISH.

Një nga prioritet e punës së saj do të jetë lufta ndaj trafiqeve ndërkombëtare që kalojnë në Shqipëri.

Latest articles

Related articles