Luizi ka shfaqur shenja xhelozie për Kiarën pas rikthimit në shtëpi

Luiz Ejlli ka shfaqur shenja xhelozie për Kiara Titon, e cila u rikthye mbrëmë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP2’ që të vijojë lojën për çmimin e madh. Ai e vuri re menjëherë byzylykun në dorën e Kiarës, të cilën e pyeste vazhdimisht se kush ia kishte dhuruar.

Por Kiara i tha se s’mund t’i tregojë duke qenë se e kanë të ndaluar të japin informacione nga jashtë, ose në të kundërt do t’i eleminojnë menjëherë.

Më pas Luizi nisi aludimet nëse e ka marrë dhuratë nga ndonjë dyqan.

Luiz Ejlli: Kush ta ka blerë? Kush?

Kiara Tito: Po jo mo asnji.

Luiz Ejlli: Si asnji, e gjete në rrugë sa dole. Dyqan?

Kiara Tito: Po dyqan.

Luiz Ejlli: E përdore të dalësh nga situata.
Ndërkohë dje u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për herë të dytë edhe Efi, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka.

Latest articles

Related articles