“Zgjedhjet lokale, një rrëmujë, ku përfiton vetëm mazhoranca”

Erald Shulla

Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka largime të shumta edhe nga kandidatët e këshillave bashkiake dhe problem serioz për të gjetur komisionerë në qendrat e votimit dhe të numërimit. Përse kjo situatë brenda partisë së drejtuar nga Alibeaj dhe a e përligj gjendja e deritanishme “luftën e madhe” për të mbajtur vulën dhe logon?

Disa gjëra duhen thënë drejt, ajo që lexohet qartazi tani është që Partia Demokratike po kalon situatën më të rëndë që ka përjetuar që prej themelimit të saj. Kjo që shohim sot është evërteta e hidhur ku është katandisur forca më e madhe e opozitës shqiptare. Është për të ardhur keq që shohim opozitën të shkolofitur, ku një pjesë janë bashkuar për të kapur çfarë të kapin, një pjesë janë të mbajmë çfarë mund të mbajmë, një pjesë nuk po dinë kë të kapin dhe pjesë janë duke bërë sehirin e tyre sepse nuk duan të përfshihen fare me asnjë. Partia Demokratike është në atë fazën e mbijeton apo jo në arenën politike të vendit. Historia e vulës dhe pretendimeve të tjera janë justifikime, sepse problemet e Partisë Demokratike janë vetëm në një vend, tek përplasja Berisha-Basha. Asgjë tjetër nuk është problem, përplasja e tyre ose duhet sheshuar ose viktima është vetëm një Partia Demokratike. Sot të dy mund të kërkojnë ta ndajnë, por nesër do jetë vonë, në zgjedhjet pasardhëse do ndajnë pak e më pak gjithmonë.

Tërheqja e kandidatëve të PD-së shkon në favor të kandidatëve të Rithemelimit të Berishës që janë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Meta, apo është një çorientim i plotë nga votuesit e djathtë, duke përfituar mazhoranca?

Të dyja pjesët janë dhe qëndrojnë, si e para edhe e dyta. Një pjesë unë mendoj normalisht që do shkojë si votë tek kandidatët e rithemelimit, por edhe një pjesë do mendojnë që opozita nuk është aspak serioze në zgjedhje me probleme shumë edhe mund të edhe mos marrin pjesë në zgjedhje. Në fakt unë realisht mendoj që numri i zgjedhësve do jetë edhe më i ulët se në zgjedhjet e tjera sepse një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të Partisë Demorkatike do vendosin të mos votojnë duke vlerësuar gjëndjen e Partisë Demokratike si të rëndë dhe jo fituese. Kjo është pjesa që unë shikoj si përfitim të mazhorancës në këto zgjedhje.

PS vendosi të rikandidojë 45 nga 61 kryebashkiakë, ndërsa PD e Berishës pasi kaloi primaret duket se ka synuar të nxjerrë figura të cilët gëzojnë popullaritet tek qytetarët në njësitë përkatëse. “Kokë më kokë” në bashkitë kryesore, kandidatët e Rithemeilit të Berishës duket se janë në “avatazh” si individë, por në sondazhe përsëri rezultojnë humbës. A tregon kjo që zgjedhjet lokale janë shëmbëlltyrë e atyre politike ku nuk përzgjidhet individi, por subjekti politik që përfaqësojnë?

Nuk dua të paragjykoj kandidatët e të dy kampeve, sepse nga të dyja palët ka personalitete për tu vlersuar si edhe për ata që ka rezerva, dihet që mazhoranca do fitojë më shumë bashki se opozita, sepse pushteti do ndikojë, opozita ka problemet e saj të ditura tashmë, por kjo nuk do të thotë që Partia Socialiste do i fitoj të gjitha bashkitë e vendit, opozita do marrë disa bashki, kryesisht unë i shikoj fitues në veri të vendit dhe në disa bashki të zonës Shqipërisë së mesme. Ndërsa lufta më e fortë do jetë dhe do zhvillohet për pozicionet e këshillave bashkiake.

Ditët e fundit ka edhe një debat në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria do të japë 5 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët në muajin prill. Opozita pretendon se kjo është në shkelje të ligjit zgjedhor, por edhe si formë për të “blerë vota”. Gjithashtu edhe Komisoneri Shtetëror Zgjedhor Celibashi ka lënë të kuptohet se mund të jetë vendim në kundërshtim me ligjin. Ju si e komentoni?

Asgjë e re, gjithmonë kështu ka ndodhur, këtë bëjnë gjithmonë, pushteti keqpërdoret për zgjedhjet, ky rast po u jepet si shpërblim, herët e tjera ka arritur deri tek blerja e votës. Fenomeni më i keq dhe i turpshëm që ka ndodhur në vendin tonë blerja e votës. Si pasojë e kësaj jemi dhe në këtë gjendje sot, prej këtij fenomeni që ka ndikuar edhe ka dëmtuar opozitën. Në fillim, kishim ku bliheshin votat e atyre që ishin në pamundësi ekonomike, pastaj u kthye në trend për ta shitur votën me idenë të marrim diçka se politikanët gënjejnë, e arritëm deri aty sa akuzojmë politikanët si të shitur e të blerë. Një situatë e dhimbshme. Prandaj thashë në fillim kur blihen dhe joshen politikanë, pse jo pensionistët, të cilët kanë pensionet më të ulëtat në rajon. Zgjedhjet loakle unë i shoh si një rrëmujë pa interes, ku përfiton mazhoranca dhe disa interesa të vjetra të opozitës.

Latest articles

Related articles