Një zonjë për Tiranën. Lajla Përnaska gjen mbështetjen e Shpëtim Idrizit për kandidimin

Lajla Përnaska është e vetmja grua në garën për Bashkinë e Tiranës. Ajo është e para zonjë në kryeqytet, që synon drejtimin e Bashkisë dhe hyn si kandidate në zgjedhje.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, në 14 Maj zonja Pernaska, garon nën siglën e PDIU-së.

Në një intervistë televizive, ajo tregon arsyet e këtij vendimi dhe dakordësinë me lidershipin e PDIU-së.

Shtysa kryesore është fakti që, unë si shumë të tjerë, kam zgjedhur të jetoj në Tiranë dhe nuk kam dashur asnjëherë të bëj gati valixhet për t’u larguar nga vendlindja ime, nga qyteti ku paraardhësit e mi në breza kanë vendosur të jetojnë. Duke zbatuar ligjin që ne kemi në fuqi, ligjin elektoral, të ofron mundësinë edhe kandidimin si e pavarur, por ka më shumë procedura. Gjeta dakordësinë me lidershipin e PDIU-së, për të marrë mbështetjen e tyre për procesin e regjistrimit”, tha ajo.

Përballjen me 4 kandidatët e tjerë në këtë garë për kryeqytetin, e shikon si një alternativë për votuesit, që të mund të zgjedhin projektin më të mirë.

Zonja Përnaska thekson se vetë nuk ka një betejë kokë më kokë, me asnjë prej tyre. Ajo tha gjithashtu, se edhe në këtë garë sikurse në dy mandatet e fituara si deputete e PD e qarkut Tiranë, në 2005 dhe 2009, objektiv ka pasur gjithnjë zhvillimin e kryeqytetit.

Latest articles

Related articles