Bushati-Këlliçit: Ku do i gjesh paratë për fushatë, trego se ku i merr?

Andi Bushati e pyeti kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi se nga i merr ai paratë për fushatën duke qenë se si Parti Demokratike e Shqipërisë do të financohet ajo e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se në përgjithësi paratë për fushatat vijnë nga oligarkët, apo nga ndërtuesit kryesor, ndaj nuk e beson se do të ndalojë ndërtimi në Tiranë.

Nga ana tjetër Belind Këlliç është treguar i gatshëm të tregojë burimin e të ardhurave për fushatën.

Andi Bushati: Ju edhe një milionë euro që duhet t’i merrnit nga shteti i mori Alibeaj. Ju praktikisht duhet të bëni një fushatë pa para. Zakonisht ne e dimë që paratë e fushatave i paguajnë oligarkët dhe ndërtuesit kryesor, prandaj ajo që nuk do ndalojë ndërtimi s’më besohet. Gjëja e parë që të bëni një program të besueshëm është të tregoni paratë e fushatës.

Belind Këlliçi: Kam përshtypjen që është shumë e vështirë për mua që të më shikoni edhe nëpër media apo për aktivitete rutinë si për mungesën e fondeve edhe për shkak të një fushate modeste që unë po bëj për shkak të mungesës së fondeve. Për shkak të këtyre vështirësive që ju po thoni. Unë po jua them që të gjitha shpenzimet do i bëj publike nëse do duhet edhe këto para periudhës zyrtare, sepse jam i detyruar. Edhe tani unë kam hapur numrin e llogarisë bankare ku depozitohen fondet. Ishte shqetësuar edhe media se pse unë paguaja Facebook.

Bushati tha se premtimi i Belind Këlliçit për transport publik falas i duket një premtim joshës për fushatën.

Sipas tij Këlliçit i duhet të tërheq vëmendjen me premtime të tilla pasi kundërshtari i tij në Tiranë është shumë i pushtetshëm mediatikisht.

Megjithatë Bushati ka shtuar se si premtim transporti falas i pëlqen pasi ai ka një koncept të ideologjisë së majtë.

“Unë nuk jam ekspert i transportit publik. Mua më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit, Këlliçi ka nevojë të bëjë diçka për të krijuar debat rreth vetes. Aty ku unë kam objeksion, unë si i majtë jam për transport falas në këtë qytet, por nuk besoj se masa që propozohet nga Belindi si kandidat i të djathtës, është koherente me të”.

Latest articles

Related articles