Beteja me establishmentin e korruptuar post komunist e Roland Bejkos

Nga Nebil Çika

Raolan Bejko, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës garon formalisht për pushtetin vendor se në fakt sfida, lufta e tij dhe e asaj që ai përfaqëson politikisht është shumë më e madhe se kaq. Lufta e Bejkos është qartësisht me establishmentin politik post komunist që po mban peng shqiptarët për 32 vjet në një marrëveshje të dukshme midis palëve politike qe ne fakt janë e njëjta gjë .

Për 33 vjet liderët politikë te PD dhe PS kanë detyruar shqiptarët të zgjedhin midis dy të këqijave duke eliminuar me të gjitha mjetet e mënyra çdo përpjekje për alternativa të tjera politike jashtë skemave të “demokracisë” të negociuar prej Ramiz Alisë. E thënë me thjesht Rama e Berisha i kanë mbajtur peng shqiptarët duke iu ofruar si alternativa njërin prej tyre dhe Ilir Metaj që kalon, herë me njërin herë me tjetrin, pra zgjedhjen midis dy të këqijave.

E thënë ndryshe bëtaja e z. Bejko është me komunizmin dhe vazhdimësinë e tij post- komuniste berishizmin me te ciliët ai ka kohë që është përballur ne 32 vjet.
Sfida e tij nuk është me Erion Veliajn e për më tepër me Belind Këlliçin që ka zgjedhur të përfaqësojë PL, por me shefat e tyre Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metaj, me modelin e korruptuar politik te tyRe e për më tepër me marrëveshjen e tyre për te mbajtur peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Fasha e njerëzve qe z. Bejko u drejtohet janë pikërisht qytetarët që nuk duan te jenë peng të mbajtjes dhe ndryshimit të pushtetit me marrëveshje midis palëve që folëm me lartë atyre qe e kanë kuptuar mashtrimin por kane qene te detyruar te votojnë një nga dy te këqija ose te mos votojnë fare. Mendoj se pikërisht kjo pjesë e shoqërisë qe është me e madhe se ajo militante pritet të jenë edhe votuesit e z. Bejko në këto zgjedhje .

Përkundër kësaj kundër tij është pozicionuar i gjithë establishmenti politik, financiar e mediatik të cilët kanë vënë në shënjestër z. Bejko dhe kreun e PD z. Alibeaj me makinën e tyre të baltës që nuk njeh skrupuj e kufij.

Vet ky sulm i oligarkisë politike , financiare , mediatike e kriminale ndaj Bejkos, Alibeajt dhe kujtdo që përfaqëson alternativën kundër anti -establishmentit të korruptuar, inkriminuar e antiamerikan flet vet. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërinë kanë mundësinë të shohin se kush sulmon në media etje z. Bejko për të kuptuar pse duhet të votojnë për të edhe pa e dëgjuar fare atë , po e dëgjuan sigurisht që do ta mbështesin e votojnë. E thënë troç: Kush është kundër qeverisë se Edi Rmes dhe pseudo pozitës se korruptuar të “non gartës” Sali Berishës dhe sipiunit të Sigurimit I.M.

Përveç qytetarëve të lirë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në këtë betejë me establishmentin e korruptuar politik ,Z. Bejko ka hapur edhe përkrahjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE që i konsiderojnë si rrezik te sigurisë se tyre kombëtare dhe i kanë shpallur non grata për “korrupsion dhe minim te demokracisë” Sali Berishën dhe një pjesë të establishmentit politikë financiar e mediatik, post komunist në Shqipëri

Latest articles

Related articles