Kryemadhi përdor simbolet e PD për fushatë, reagon sekretari për çështjet ligjore në PD: Do paditet më KQZ

Reagimi i Sekretaeir për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, Indrit Sefa:

Partia Demokratike e Shqiperise konstaton gjate diteve te fundit perdorimin e simboleve te saj nga drejtues te Partise se Lirise ne takimet elektorale te ketyre te fundit me qytetare apo simpatizante. Partia Demokratike nuk ka asnje marrveshje dhe asnje forme bashkepunimi elektoral me Partine e Lirise apo me grupime politike qe jane ne koalicion me te. Perdorimi i simboleve te Partise Demokratike ka per qellim krijimin e imazhit te gabuar dhe deformimin e imazhit dhe qendrimit te saj.
Ky eshte nje akt i denueshem dhe nga kodi elektoral dhe per kete arsye neser do ti drejtohemi zyrtarisht KQZ per marrjen e masave urgjente qe te tilla perdorime te shmangen sa me shpejt te jete e mundur.

Latest articles

Related articles