Për ditën e sotme territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku priten reshje në shumicën e qarqeve.
Priten reshje mesatare në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në qarkun e Elbasanit reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 7 / 13 °C
në vendet malore: 1 / 6 °C