Jemi në “gjendje të jashtzakonshme” sa i përket sigurisë publike. Zero besim


Nga Osman Stafa

2021. Vritet në Velipojë i riu Musaen Zeneli, i cili kishte nisur punën për të fituar ca të ardhura për familjen e tij. Dy pronarë shezllonesh grinden për hapsirën që u takonte në breg të detit, nxjerrin armët dhe plumbi godet të riun. Ndërron jetë si dëm kolateral.

2023. Teksa ishte duke punuar 2 turne, për të rritur mbesën, Mimoza Paja, vritet nga kriminelët, të cilët kishin ardhur për të larë hesapet me pronarin e lokalit. Edhe Mimoza ikën si dëm kolateral.

2023. Duke qënë në vendin e punës, Pal Kola, humbet jetën në një sulm mafioz, që u krye ndaj Top Channel. 60-vjeçar punonte turn i tretë, për të marrë rrogën minimale në fund të mujit, e për të mbajtur familjen. Edhe ai ikën si dëm kolateral.

“Hënkshin kokat e tyre”, ishte mesazhi që Rama u dha grupeve kriminale, para disa vitesh.

Dhe ky mesazh është përkthyer kështu sot. Kriminelët nuk po u intereson dëmi kolateral në jetë njerëzish që po lënë pas.

Qeveria aktuale nuk ka vullnet për të luftuar krimin, për shkak të marrëdhënies që ka krijuar me të, për shkak se njëherë në 2 vjet i përdor për të mbledhur vota.

Aktualisht jemi në “gjendje të jashtzakonshme” sa i përket sigurisë publike. Zero besim.

Kur ndodhin kaq atentate, pse nuk stacionohen patrulla 24 orëshe në të gjitha rrugët dalëse të kryeqytetit?

Pse reagimi nuk është i menjëhershëm nga Policia por vjen me vonesë?

Pse autorët gjejnë kohë të udhëtojnë shumë kilometra nga vendi i ngjarjes, djegin makinën dhe askush nuk sheh gjë?

Nuk ka vullnet, nuk ka dëshirë për t’u luftuar krimi dhe kriminelët, kaq!!!!

Latest articles

Related articles