Shoferi humbi kontrollin dhe mori para dy mjete të tjera, autobusi i kthyer përmbys në Tiranë (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë, ku të paktën 7 persona mbetën të lënduar lehtë, pasi një autobus është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca policie. Shoferi i autobusit të linjës së Krrabës, ka humbur kontrollin dhe autobusi është kthyer përmbys. Por gjithashtu ka goditur edhe dy makina të tjera. Sakaq të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit të autobusit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Latest articles

Related articles