Ka mbaruar takimi mes presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Fill pas takimit me Begajn, Kurti ka nisur takimin me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë marrëveshja me Serbinë.
Në vijim, Kurti do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama.
Kjo vizitë e kryeministrit të Kosovës vjen disa ditë pas marrëveshjes arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shumë shtete të BE-së e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër, dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi.