Lita: PS shpërfilli SHBA-të me emra të akuzuar, Alibeaj po bën një proces pastrimi brenda PD-së

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj, gazetari Lavdrim Lita u shpreh se nuk kishte surpriza nga emrat e PS-së për bashkitë e vendit.

Lita tha se kishte një mosreagim ndaj SHBA-ve për personat e dyshuar për afera ose me precedentë, por në shumë prej tyre, sikurse është Mallakastra apo Fieri.

Lita: Nuk kishte surpriza nga emrat e PS-së për bashki, sepse nuk kishte ndryshime të mëdha, ishin shumica emrat e vitit 2019. Po ashtu, pashë edhe një mosreagim ndaj SHBA-ve për personat e dyshuar për afera ose me precedentë, por në shumë prej tyre, sikurse është Mallakastra apo Fieri. Kryebashkiakët duhet të jenë sa më afër qytetarëve dhe jo me afera. Kemi një sekt në bashkitë e vendit që vjedhin pasuritë vendore, sikurse pamë edhe rastin e Lefter Allës.

Alibeaj po mban peshën e një operacioni pastrimi brenda PD-së dhe PD do të kthehet në institucionet vendore, dhe ky do të jetë një rikthim i dhimbshëm ashtu sikurse ndodhi ne rikthimin në kuvend pasi dogjën mandatet. Do të jetë një rikthim dhe PD-së zyrtare po i bëhet një presion i jashtëzakonshëm për të fituar dhe garuar, kur duhet t’i kërkohet që ky pastrim i partisë të vijojë më tej dhe të paraqesin kandidatë aty ku munden.

Latest articles

Related articles