Goditi policin gjatë shoqërimit në komisariat, arrestohet 22-vjecari

Një 22-vjeçar është arrestuar dhe një 26-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë në Tiranë.

Të dy ata kanë kundërshtuar një punonjës Policie gjatë shoqërimit, ndërsa i pari, e ka goditur atë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Xh. S., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar një punonjës Policie gjatë shoqërimit, ndërsa shtetasi F. S., e ka goditur atë”, njofton policia.

Latest articles

Related articles