Gjatë një interviste pronari i news24 Irfan Hysenbelliu tregoi sesi kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar që grupi mediatik “Focus group” të godiste ministrin e ahershëm të jashtëm, Ditmir Bushati.
Pak ditë më parë gazetari i Panorama Tv, pronë e Hysenbelliut, Endri Xhafo e detyroi Ditmir Bushatin të flasë për largimin e tij nga qeveria katër vite më parë.
Duke sjellë në kujtesë deklaratat e Berishës në atë kohë dhe mbrojtjen që ish-ministri i jashtëm grek Kotzias bëri në media për largimin e Ditmir Bushatit, gazetari e pyet ish ministrin se kush e largoi nga detyra.
Ditmir Bushati nuk e mban dot të qeshurën në studio për këtë pyetje që ka munduar gazetarin dhe kthen përgjigjen e tij: I tha mendja e tij.
Në fakt, nuk i tha mendja e tij, i tha logjika që kushdo që ishte kundër ndryshimit të kufijve, siç ishte Bushati, ishte një “armik”… i Serbisë.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka dhënë në maj 2019 një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’, ku nuk ka mohuar se kryeministri Edi Rama i ka dhënë mbështetje ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Më pas ai ka deklaruar se, dorëheqja e Ramush Haradinajt ishte akt shtetari.