Arrestohet i riu i shpallur në kërkim për dr*gë (Emri)

Korçë- Një 24 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 3 prej tyre të arrestuar, do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Shtetasi K.P, banues në Ersekë, akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pina dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme

Latest articles

Related articles