Gazetari Lavdrim Lita tha në emisioni Now në Euronews Albania se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe biznesmeni i favorizuar prej tij në tenderin për ujësjellësin përgjoheshin prej 6 muajsh nga SPAK.
Lita tregoi disa detaje nga doja hetimore kur Alla bënte lëvizje të çuditshme duke u takuar me biznesmenin në fjalë në tunele apo makinë nga frika se mos e vëzhgonin.
“Alla dhe bashkëpunëtori i tij kanë bërë inskenime alla James Bond duke ikur nëpër tunele, duke u fshehur, duke i ikur vëzhgimit se mendoni se mund t’i fotografonin se ishin bashkë. Një skenë e çuditshme në dosjen hetimore kur ata janë futur në një tunel dhe agjentet e BKH s’kanë mundur t’i ndiqnin më tej në thellësi se do të zbuloheshin.
Është një kryebashkiak atipik, Alla ka lindur në Tropojë, është marrë pak me biznes, në 2017 është bërë kryetar i PS në Bulqizë, një vend kryesisht i djathtë. Në 2019 fitoi se nuk kishte kandidatë dhe postin ia ka dorëzuar daja i tij, që ishte kryebashkiak i LSI. Si mësues fizkulture e ka marrë shumë lehtë postin dhe ligjet. Ai e dinte nga sondazhet e PS që nuk do të fitonte zgjedhjet e 14 majit”, tha gazetari.