Gazetari Lavdrim Lita thotë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk reaguan për marrjen e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahemtaj si i pandehur nga SPAK, pasi të dy janë nën hetim.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se Berisha dhe Meta nuk duan ta fuqizojnë imazhin e SPAK, si një hetues apo si një intrument profesional i drejtësisë.
“E shikoj dhe pak problematike që eksponentë të “opozitës së vërtetë”, nuk e trajtojnë me seriozitet çështjen e zotit Ahmetaj. Flas këtu për kryetarin e Partisë së Lirisë dhe kryetarin e grupit të Rithemelimit, për shkak se janë vetë nën hetim nga SPAK, nuk kanë dëshirë ta fuqizojnë imazhin e SPAK, si një hetues apo si një instrument profesional i drejtësisë.
Kjo ka krijuar pak ilaritet në vend, sepse ata akuzojnë Yuri Kim, McGonigal, Soros, por nuk e shikojnë ujkun para syve të tyre, flasin për gjëra irreale”, theksoi ai.