Gazetari i Syri.TV: Ahmetaj dhe bashkëshortja janë parë duke nxjerrë çanta nga banesa

Gazetari Bledian Koka tha për mediat se Arben Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja e tij janë parë dy ditë para kontrollit nga BKH duke nxjerrë çanta nga banesa e tyre në zonën e bllokut.

Koka vendosi në dyshim seriozitetin e hetimeve, duke thënë së personalisht nuk beson se në fund do të arrihet të fajësohet ish-zv.kryeministri.

Sipas tij, në çantat që mund të jenë larguar nga banesa mund të ketë pasur para, por dhe dokumente të tjera që mund të ndihmojnë hetimet.

“Sa i takon seriozitetit të organeve të drejtësisë po them një gjë që e kam me burime, dy ditë para se SPAK të arrinte në shtëpinë e ish bashkëshortes së zotit Ahmetaj. Dëshmitarë okularë kanë parë zotin Ahmetaj dhe ish-bashkëshorten e tij duke zbritur çanta nga banesa që ndodhet te blloku.

Dy ditë para kontrollit nga BKH kanë zbritur çanta, se çfarë kanë pasur këto çanta. Se çfarë kanë pasur çantat brenda, mbetet për t’u investiguar. Burimet më kanë konfirmuar këtë gjë, që tregon se në fund fare hetimi vështirë se mund të nxjerrë diçka që mund ta fajësojë zotin Ahmetaj”,-tha gazetari.

Latest articles

Related articles