Trump trondit me deklaratën: Mund të arrestohem të martën, dilni në protesta

Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump duke iu referuar vetes, tha se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.

Ndërsa Trump nuk dha detaje se pse ai pret të arrestohet, ekipi i tij ligjor ka parashikuar që kjo pritet të ndodhë së shpejti.

Trump është ankuar privatisht se ai beson se do të paditet vetëm sepse mendon se Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg “e urren atë”, sipas një burimi të njohur.

Disa nga këshilltarët e Trump-it i kishin kërkuar privatisht të mos bënte thirrje për protesta, të shqetësuar për optikën e një proteste masive në rrugët e Manhattan-it që po dilte jashtë kontrollit ose që i ngjan sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Latest articles

Related articles