U arrestua 8 ditë pas lindjes së fëmijës, lirohet nga burgu gruaja nga Shkodra

Është liruar nga burgu Diana Bahçja Hoshi, e cila u arrestua në Shkodër vetëm 8 ditë pas lindjes.

Ajo u arrestua me akuzën e braktisjes së fëmijës së parë, para disa vitesh.

Pak minuta më parë para togava të zeza ajo është shprehur se nuk kishte dijeni për gjobën që do të paguante kundrejt qëndrimit në burg për 50 ditë, pasi kishte braktisur foshnjën.

Diana Hoshi ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Hoshi, me origjinë nga Mati është dënuar nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti.

Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata kishte vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”.

Latest articles

Related articles