Shtyhet gjyqi për ekstradimin e ruses së akuzuar për spiunazh, avokati kërkon kohë për njohjen me konkluzionet përfundimtare në gjuhën ruse

Shtyhet për më 4 prill ora 14:00 gjyqi për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva. Kjo pasi mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me konkluzionet përfundimtare në gjuhën ruse.

Svelana Timofeeva pati kërkuar në seancën e shkuar të njihet me kërkesë në gjuhën ruse për lejimin e ekstradimit.

Por sot mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me konkluzionet përfundimtare dhe gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet në 4 prill 2023.

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh nga autoritetet shqiptare, ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

Latest articles

Related articles