Indrit Sefa ka dalë në deklaratë pas vendimit favorizues të KAS, ku vendosi për Enkelejd Alibeajn të jetë kryetar i komanduar i PD për zgjedhjet e 14 majit. Sefa shprehet besimplotë ndaj ligjit dhe vendimarrjeve që u bënë në lidhje me PD-në. Edhe nëse do duhen procese të tjera, përfaqësuesi i PD thotë se janë gati për t’u përballur me gjithçka në bazë të ligjit.
Indrit Sefa: Ne kemi besim totalisht te ligji dhe vendimmarrja e sotme eshte një vendim i ligjshëm dhe i drejtë, dhe dëmi që ka bërë kryekomisioneri që e ka vonuar me 10 ditë regjistrimin ishte e pambështetur në ligj, këto interpretime nuk duuhet të bëhen në kurriz të ligjit, kryekomisioneri duhet të marrë vendime të pavarura. Ky është një moment për PD që të fillojë punën dhe të ndjekë të gjithë hapat për përgatitjen e fushatës zgjedhore që është në derë.
Do të marrim të gjitha hapat ligjorë, pasi nga ana jonë respektohen të gjitha rrugët e kodit zgjedhor.



