Kryebashkiaku socialist i Bulqizës është shoqëruar në polici dhe po pyetet nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
faktor.al mëson se hetimet ndiqen nga prokurorja Dorina Bejko e cili ka urdhëruar shoqërimin e Allës në polici për dyshimet e përfshirjes në abuzime me fondet publike.
Ende spak nuk konfirmon arrestimin ndërsa dyshohet se në këtë hetim ka 3 persona të përfshirë në shkelje ligji.
Po ashtu mësohet se masa ndaj Allës është konfirmuar nga gjykata e posaçme me gjyqtar Erjon Çela.
Ja çfarë firmosi Alla pak orë para ndalimin:
📍860 mijë USD💸 do të investohen në disa fshatra të disa njësive administrative në Bashkinë Bulqizë.
🤝Marrëveshja që #BashkiaBulqizë nënshkroi✍️ me Fondacionin #IslamicReliefAlbania parashikon investime në këto fshatra, konkretisht në
🔸️Rrjetin e furnizimit me ujë,
🔸️Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar 7 autoambulanca të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme
🔸️Mbështetjen e zhvillimit rural, përmes ngritjes së 25 fermave të vogla, ku familjeve do t’u mundësohen edhe një sasi e konsiderueshme bagëtish.
Një falënderim të sinqertë për partnerin tonë besnik #IslamiReliefAlbania, që na është gjendur pranë përmes shumë projekteve.👏