KAS shqyrton ankimimin e Alibeajt, Indrit Sefa: Autorizimi i PD është i vlefshëm

spot_img

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike, Indrit Sefa ka mbrojtur në KAS, ku po shqyrtohet ankimimi i Alibeaj, tezën se autorizimi i Lulzim Bashës, i dhënë në momentin kur ai dha dorëheqjen vlen për çdo datë të vendosur për zgjedhjet në vitin 2023.

Ai shtoi se vetë Sefa ka autorizimin e duhur për të kërkuar rregjistrimin në zgjedhje për shkak se ai është përfaqësue i përhershëm i saj pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kodi Zgjedhor që përcakton që periudha e zgjedhjeve është nga 15 prilli deri në 15 maj që caktohet se kur do të bëhen zgjedhjet e në Republikën e Shqipërisë. Autorizimi i jep tagrin të përfaqësuarve që jemi tre , për të bërë të gjitha kërkesat, edhe për regjistrimin e partisë politike, në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Gjithashtu unë si përfaqësues i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i saj në KQZ.

Në bazë të nenit 26 të kodit Zgjedhor unë kam tagrin që të bëj kërkesa nga më të ndryshme, si rrjedhojë edhe kërkesa për regjistrimin e subjektit zgjedhor është një nga këto kërkesa. Ndaj kërkesa është firmosur nga unë në bazë të autorizimit, por edhe në bazë të përfaqësimit të hershëm që kam”, tha Indrit Sefa.

Latest articles

Related articles