“E Kuqe apo Blu” Veliaj provokon konspiracionistët e Tiranës krah Aleks Soros

spot_img

Teksa shqipëria ka hyrë në fushatë për lokalet e 14 majit. Erion Veliaj që kandidon për mandatin e tretë ka provokuar me një foto në rrjetet sociale krah Aleks Soros.

E kuqe apo blu? 🔵🔴🏃🏻‍♂️

Gjithmonë kënaqësi takimi me vëllain tim Alexander Soros. E kuqja dhe bluja s’janë për politikë, por për Tiranën Qyteti Europian i Sportit 2023. ⚽️🚴‍♂️🏀🚴‍♀️

Përpara se të fillojnë konspiracionet, le t’ju them një FAKT⚠️: Pas rrënimit të piramidave e financave publike në 1997, Fondacioni Soros shpenzoi 100 milionë dollarë, në ditët më të vështira të Tiranës dhe Shqipërisë 🇦🇱, për të ndërtuar e riparuar 275 shkolla dhe kopshte, të cilat i rezistuan edhe tërmetit të 2019.
Kush ka bërë më shumë se kaq, ka të drejtë të flasë për teori konspiracioni. Le të jemi mirënjohës 🙏 për këdo që ndihmon vendin tonë.

Veç e mira dhe puna na çon përpara! -shkruan ai në FB.

Latest articles

Related articles