‘Nga favoret sek*ule te abuzimet me tenderat’, rënia e kryebashkiakëve ‘problematikë’ të Ramës

Vetëm dy muaj larg zgjedhjeve lokale të 14 majit, SPAK godet sërish. Këtë të mërkurë me urdhër të SPAK u arrestua Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Lefter Alla bëhet me dije se u arrestua, pasi akuzohet për korrupsion dhe për abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.

Por kjo nuk është hera e parë që Lefter Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë u akuzua për konsum kokaine në një lokal, ku u shfaq edhe një video si provë.

‘Nga favoret sek*ule te abuzimet me tenderat’, rënia eNë foto: Lefter Alla dhe Edi Rama

Arrestimit të Allës nuk është i vetmi, pasi në 15 maj të 2015, bëri bujë lajmi i arrestimit të ish-kryebashkiaut të Dibrës Shukri Xhelili.

‘Nga favoret sek*ule te abuzimet me tenderat’, rënia e

Në foto: Shukri Xhelili dhe Edi Rama

Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u arrestua me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

2016- Elvis apo Ervin Rroshi, kryetari i shumëpërfolur i Kavajës për të shkuar kriminale, dha dorëheqje dhe pranoi se ka qenë i dënuar në Itali, por këmbëngul se “nuk ka pasur dijeni” për dënimin dhe se është viktimë e “shpifjeve”.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, i cili më parë ka pasur emrin Ervin Rroshi, deklaroi sot dorëheqjen nga posti si kryebashkiak duke u bërë viktima e parë e ligjit për Integritetin e Personave të Zgjedhur apo të Emëruar, i njohur më së shumti si ligji i dekriminalizimit të skenës politike të vendit, pasi zbuloi se mbi të rëndon një vendim dënimi në Itali.

‘Nga favoret sek*ule te abuzimet me tenderat’, rënia e

Në foto: Elvis Roshi dhe Edi Rama

Rroshi, kryebashkiak i Kavajës që nga viti 2011, ka qenë akuzuar më herët për dënime në Itali dhe Zvicër për aktivitete të lidhura me trafikun e drogës. Në formularin e vetëdeklarimit, Rroshi pati deklaruar se hetuar në qytetin e Mynihut në Gjermani “para vitit 2002”, por “nuk e mbante mend” arsyen se pse qe hetuar dhe as rezultatin e hetimit.

2019- Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit  faktin se ishte arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Italia për trafik lëndësh narkotike në vitin 2003.

‘Nga favoret sek*ule te abuzimet me tenderat’, rënia e

Në foto: Valdrin Pjetri dhe Edi Rama

Për këtë shkak, në gusht 2019, Pjetri u dorëhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut dhe tha se do t’i përgjigjet akuzave të bëra nga opozita si qytetar i thjeshtë.

2019- Kryebashkiaku i  Vorës Agim Kajmaku, akuzohej për fshehje të së shkuarës kriminale në formularin e dekriminalizimi. Agim Kajmaku, i cili ka mbajtur dhe emrin Jorgo Toto kur ka jetuar në Greqi, është arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Greqia për përdorim dhe shpërdarje të kartomonedhave të falsifikuara.

‘Nga favoret sek*ule te abuzimet me tenderat’, rënia e

Në foto: Agim kajmaku dhe Edi Rama

Pas verifikimit nga prokuroria, më 1 nëntor 2019, KQZ shkarkoi Kajmakun për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.  Prej 11 nëntorit zoti Kajmaku është në arrati, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg në mungesë.

2020- Kryebashkiaku i  Mallakastrës Qerim Ismailaj, akuzohej se ishte dënuar me burg në Greqi për rrahje e plagosje, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Një javë më pas, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe i mori Ismailjat shenjat e gjishtërinjve. Kryebashkiaku Ismailaj ka mohuar disa herë akuzat duke theksuar se nuk ka dijeni për dokumentet e publikuara nga PD.

‘Nga favoret sek*ule te abuzimet me tenderat’, rënia e

Në foto: Qerim Ismailaj dhe Edi Rama

1 muaj më parë Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik.

Latest articles

Related articles