PS bëhet gati për zgjedhje, Rama mbledh nesër ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

spot_img

Partia Socialiste e Shqipërisë po bëhet gati për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Rama do të mbledhë nesër pasdite ministrat, por dhe drejtuesit e qarqeve. Do të jenë dy mbledhje të ndryshme ku kryeministri do flasë për arritjet por dhe për ato që mund të bëhen.

Temë e diskutimit mendohet se do të jenë emrat që do të kandidojë PS në zgjedhje vendore.

Sikurse e ka bërë vetë të ditur kryesocialisti, shumica e kryetarëve aktualë do të rikandidojnë, por do të ketë dhe bashki në të cilat do të ketë emra të rinj.

Gjatë kësaj kohe, PS ka kryer disa sondazhe për kryetarët aktualë, ndërkohë që drejtuesit e qarqeve janë marrë me organizimin por dhe me propozimet e bazës.

Latest articles

Related articles