NATO intercepton një avion-cisternë ruse pranë hapësirës ajrore të Estonisë

spot_img
Advertisements

Dy avionë të NATO-s “Typhoon” interceptuan një avion rus për mbushje me karburant në ajër afër hapësirës ajrore të Estonisë të martën, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Një avion luftarak i Forcave Ajrore Mbretërore ‘Typhoon’ që operon në Bazën Ajrore Amari në Estoni ka kryer interceptimin e parë të përbashkët të Kontrollit Ajrore të NATO-s së bashku me një ‘Typhoon’ të Forcave Ajrore Gjermane”, thuhet në deklaratë.

“Dy avionët u nisën të martën, më 14 mars për të interceptuar një avion rus për mbushje të karburantit në ajër që po fluturonte afër hapësirës ajrore të Estonisë”, thuhet në deklaratë.

Dy avionët “Typhoon” u përpoqën të shoqëronin aeroplanin rus IL78 Midas, për të cilin thuhet në deklaratë se “po fluturonte midis Shën Petersburgut dhe Kaliningradit” dhe nuk arriti të komunikonte me kontrollin e trafikut ajror të Estonisë.

“Pas identifikimit dhe përcjelljes së suksesshme vizuale, dy ‘Typhoon’-ët morën urdhër për të shoqëruar një aeroplan pasagjerësh AN148, i cili po ashtu po kalonte në hapësirën ajrore të Estonisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey tha se: “NATO vazhdon të forcojë themelin e sigurisë sonë kolektive”.

Latest articles

Related articles