“Celibashi i ka bërë një shërbim politikës së vjetër ”, Lapardhaja: Duhet të ishte PS e paregjistruar

Në lidhje Skype me Fax News ka qenë aktivisti Namir Lapardhaja. Ai ka diskutuar mbi vendimin e KQZ për hyrjen e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Lapardhaja është shprehur se në vend të PD-së që është duke u diskutuar si e pamjaftueshme nga ana e dokumentacionit për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, duhet të jetë PS ajo që duhet rishikuar pasi ka shfaqur disa herë probleme dhe element të paprecedent për tu regjistruar në zgjedhje.

Lapardhaja thotë se PS ka ptur probleme me ligjin e dekriminalizimit, ndërkohë që PD ka bërë luftë për këtë.
Sipas aktivistit duhet të jetë një parti dhe se Celibashi është duke gabuar duke ndërhyrë në debatin e brendshëm të palëve të PD-së. Sa për KQZ thotë që ka bërë një zgjidhje të palogjikshme ligjërisht, përderisa ka njohur komisionerët e partisë së vërtetë demokratike dhe nuk e njeh partinë në vetvete.

Lapardhaja: z.Celibashi ka bërë një shërbim në gjykimin tim politikës së vjetër në Shqipëri, siç e shoh unë ai është produkt i kësaj politike. Thelbi i çështjes është argumenti i Celibashit, që deklaratën e solemnitetit duhet ta firmosë kryetari i partisë i cili e ka emrin në regjistrin themeltar të Gjykatës së Tiranës e ka Lulzim Basha. Ashtu si e shoh unë z.Celibashi do duhej që mos të regjistronte në gjykimin tim Partinë Socialiste dhe vetë Edi Ramën, për shkak se kjo deklaratë presupozon gjë tjetër, përveç se mospjesëmarrjen e elmentëve të krimit në fushatat zgjedhore, mosfinancimin nga ana e tyre dhe njëkohësisht mospranimin e elemntëve me precedent penal për të kandiduar.

Në gjithë këto vite është fakt, se partia e vetme që ka patur probleme me ligjin e dekriminalizmit është PS, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Ndërsa PD e ka patur si kalë beteje luftën për ligjin e dekriminalizmit duke arritur dhe disa fitore të pjesshme. Më duket e pavend ligjërisht që të merrej një vendim i tillë, ndërkohë z.Celibashi është bërë pjesë e debatit të brendshëm të PD-së. Edhe më herët ai ka mbajtur qëndrime të tij që nuk i takon, sepse duhet të zbatojë ligjin.

Gazetarja: Është argument ky, që jepni ju z.Lapardhaja, kam parasysh që ligji parashikon që këtë deklaratën e solemnitetit duhet ta firmosë kryetari i partisë, fakti se ajo nuk ka efekt prapaveprues, fakti se partitë politike mund të fusin në lista njerëz të kriminalizuar që i kemi parë herë pas here te PS, nuk do të thotë se nuk duhet ta firmosë vetë kryetari?

Lapardhaja: Argumenti im ishte në analogji të çështjes, nëse KQZ me votën e atij që e ka deleguar, ai ka regjistruar komisionerët e PD zyrtare, me firmën e kryetarit, nuk mund të regjistrosh komisionerët dhe të lësh jashtë partinë politike, bën nonsens në logjikën time. E dyta kjo deklaratë në vetvete është kortezie, nuk kemi pasur asnjë precedent të mëparshëm nga PD, por nga PS. KQZ duhet të kërkonte falje publike që nuk ka reaguar në kohë nga precedentët e mëparshëm.

Gazetarja: A mendoni ju se problemi i vërtetë në këtë situatë është situata politike në PD që reflekton problemet ligjore qoftë kjo në seanca gjyqësore po dhe në mënyrën e regjistrimit në KQZ, mos duhet që përgjegjësinë ta çojmë te aktorët politik, te z.Basha, ALibeaj, Berisha dhe jo te drejtuesit e institucioneve që janë të detyruar ta zbatojnë ligjin dhe t’i nënshtrohen atij?

Lapardhaja: Patjetër që poblemi është te PD, problemi i z.Celibashi është se ka ndërhyrë mes palëve të PD-së.

Gazetarja: Pse është bërë pjesë e palëve, kur ai nuk ka regjistruar as Berishën dhe as Alibeajn as Bashën?

Lapardhaja: Është bërë pjesë sepse e çoi deri në fund afatin për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin në zgjedhje. Ka një vendim nga Gjykata e Apelit që e lë gjendjen e PD, në atë të mëparshmen, pra nuk kemi dy parti politike siç u mundua ta interpretonte z.Celibashi, kemi vetëm një parti, partia tjetër po të dojë të ndryshojë emrin dhe të regjistrohet. Partia që njeh ligji është ajo e përfaqësuar nga z.Alibeaj, z.Basha dhe ky grupim. Do të ishte mirë për z.Celibashin që të mos bëhej palë me debatin e PD-së. Nuk duhet të japë qëndrim subjektiv me komentet e tij, po qëndrim ligjor.

Gazetarja: E konsideroni të drejtë mospërfshirjen nga z.Basha për të mos e firmosur atë deklaratën e solemnitetit?

Lapardhaja: Thelbi i gjithë këtij diskutimi është përfshirja e z.Basha, pra kjo pjesa po mundohet të thotë që z.Basha nuk ka ikur se e ka emrin në regjistrin themeltar të gjykatës.

Gazetarja: Z.Basha është tërhequr, po një aktivitet politik, ku ka zhvilluar takime edhe e ka patur.

Lapardhaja: Problemi është që z.Basha nuk është më drejtuesi i PD-së dhe këta njerëz që e kanë votuar duan ta mbajnë që të firmosë një shkresë që nuk është në kompetencë të tij. A mund të dalë të bëjë takime, po nuk është përfaqësuesi ligjor.

Latest articles

Related articles